Barcelona nuk e do në ekip mesfushorin Ivan Rakitic. Ky i fundit nuk është grumbulluar nga trajneri Ernesto Valverde për ndeshjen kundër Villarealit duke e bërë thuajse të sigurt largimin nga Camp Nou në janar.

Katalanasit nuk e duan, por nuk është e njëjta situatë me trajnerin e Kroacisë, Zlatko Dalic.

Ky i fundit e ka grumbulluar për ndeshjet e tetorit. Numri një i stolit ka publikuar listën e lojtarëve ditën e sotme dhe pas mungesës në ndeshjet e shtatorit, mesfushori do të jetë i gatshëm.

Ai do të luajë për eliminatoret e Europianit kundër Hungarisë dhe Uellsit. Dy ndeshje të rëndësishme për kualfikimin në fazën finale të këtij kompeticioni.