Një person i dyshimtë është parë duke ecur nëpër muret e shtëpive në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Banorët e lagjes kanë bërë apel për kujdes të shtuar përmes një postimi në faqen ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, në rrjetin social Facebook.

“Banorë të Kolovices, kujdes nga ky person që dyshohet se kalon nëpër mure të shtëpive – sjellje e dyshimtë që u raportua nga disa fqinjë të lagjes. Lajmëroni policinë për çfarëdo dyshimi”, thuhet në postim.