As sot nuk do të ketë takim mes grupeve të punës për ligjin për prokurorinë publike, ndonëse një gjë të tillë dje e paralajmëroi Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-së. Nga Ministria e drejtësisë për TV21 njoftuan se grupet po komunikojnë në mënyrë jo formale dhe nëse ka ndonjë përafrim të qëndrimeve atëherë do të caktohet takim.

Nga takimi i fundit i liderëve tashmë kaluan dhjetëra ditë. Natën vonë mes 10 dhe 11 shtatorit Zaevi dhe Micskoski në praninë e grupeve të punës tentuan që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjin, por pas bisedimeve gjashtëorëshe nuk patën sukses për këtë.

Loading...