Gjiganti anglez është i gatshëm ta shesë mesfushorin me përvojë gjerman gjatë janarit. Lojtari ka oferta nga Turqia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Arsenali është i gatshëm ta shesë Mesut Ozilin,
Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” janë të hapur ndaj ofertave që do të arrijnë për mesfushorin turk me pasaportë gjermane.
Kampioni i botës me Gjermaninë ka dështuar ta bindë trajnerin Unai Emery, prandaj “Gunners” po planifikojnë ta shesin atë.
Ozil ka rrogë të lartë prandaj Arsenali me shitjen e tij do të kursejë edhe në këtë aspekt.
Interesim për ish-futbollistin e Werder Bremenit e Real Madridit kanë shfaqur klube nga Turqia, Kina e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.