Ky mund të jetë sezoni i fundit i mesfushorit ofanziv gjerman në “Emirates Stadium”

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Mesut Ozilit në fanellën e Arsenalit, shkruan Gazeta Express.

Ylli gjerman me prejardhje turke pritet të largohet nga “Emirates Stadium” në fund të këtij sezoni.

Ish-sulmuesi Paul Mariner mendon se rroga e lartë e ish-përfaqësuesit gjerman mund t’i shtyjë “Topçinjtë” që ta shesin atë gjatë verës që vjen.

Fituesi i Botërorit me Gjermaninë i ka zhvilluar vetëm 71 minuta me “Gunners” në sezonin 2019/2020.

Ozil nuk ka treguar sa pritej nga ai në Londër, që prej transferimit nga Real Madridi vite më parë.