Prokurorët thanë se Frank Naas ka qenë i dënuar tre herë për përdhunime që datojnë nga viti 1985

Policia gjermane tha se një burrë i moshës 52-vjeçare, i dyshuar për vrasjen e dy grave, është arrestuar pas ndjekjes dy ditore në të cilën ishin përfshirë 200 policë, një helikopter, qen nuhatës dhe dronë, transmeton AA.

Zëvendës shefi i policisë në Goettingen, Gerd Lewin sot deklaroi se policët kapën burrin, të identifikuar si Frank Naas, në një restorant për ushqime të shpejta në qytetin e Gjermanisë qendrore të premten vonë.

Lewin tha se i arrestuari dyshohet për vrasjen e një të njohure 44-vjeçare e cila u sulmua në një rrugë të Goettingenit të enjten “në mënyrë makabre me dhunë të jashtëzakonshme”. Gruaja u therr me thikë dhe u dogj në një zjarr me mjete përshpejtuese.

Policia më tej tha se Naas më pas dyshohet se sulmoi tre persona të cilët u përpoqën të ndihmojnë viktimën, përshirë edhe një grua 57-vjeçare e cila iu nënshtrua palgëve që pësoi të premten vonë.

Prokurorët thanë se Naas ka qenë i dënuar tre herë për përdhunime që datojnë nga viti 1985.