Dje (5-shtator) në periudhën prej ora 15 deri më ora 17 e 20 minuta, pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 42-vjeçarit G.R. në fshatin Reçicë e Vogël.

Gjatë bastisjes e cila është realizuar me urdhër të gjykatës, në veturën e tij ,,Wolksvagen Pasat,, me targa të Tetovës, e cila ka qenë e parkuar në oborrin përpara shtëpisë së tij, është gjetur marihuanë, mbetje të marihuanës dhe një bluajtëse.

Personi G.R. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacion policorë-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu që kundër tij, do të pasojë edhe parashtresë adekuate.

Loading...