Ambasadori i Arabisë Saudite në Gjermani ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë sa i përket mënyrës se si vendi i tij do i përgjigjet sulmit mbi rezervat e naftës.

Princi Faisal bin Farhan al-Saud ka refuzuar që të përjashtojë sulmin ushtarak mbi Teheranin si hakmarrje ndaj shpërthimeve në rezervat naftës në Arabi, që krijoi humbje të gjysmën së rezervave të këtij vendi të pasur me naftë.

“Duhet të mendojmë mirë këtë opsion pasi që nuk duam që aksionet tona të shkaktojnë Luftën e Tretë të Gjirit Persik. Ndërkohë edhe Sekretari i Shtetit në ShBA, Mike Pompeo, ka thënë se Arabia Saudite ka të drejtë të mbrojë vetën kundër sulmeve të tilla, dhe që Amerika do mbështesë atë. Ai i ka përshkraur sulmet si të paprecedentë, dhe ka shtuar se sjellja kërcënuese e regjimit të Iranit nuk do të tolerohet.