Komisioni për antikorupsion ka mbyllur rastin për bursën e vajzës së Ministrit të punëve të jashtme Nikolla Dimtrov e cila ishte dorëzuar në mënyrë anonime.

“Për të përfituar bursë të tillë ka kushte strikte të cilat vlejnë për gjithë kandidatët, kushti i parë është që studenti të jetë regjistruar në një nga universitetet e listës së Shangait dhe nuk varet se kush është ministër”, theksojnë nga Komisioni.

Kur kishte konkuruar vajza e ministrit, ishin pranuar gjithësejt 6 kandidat të cilët kanë plotësuar kushtet, kandidatët tjerë nuk janë refuzuar por ju është dhënë kohë që të dorëzojnë dokumentacion shtesë.