Alisson Becker ka fituar çmimin e portierit më të mirë për vitin 2019 nga FIFA.

Ai shkëlqeu në vitin 2019, duke fituar Champions Leaguen dhe Superkupën e Evropës me Liverpoolin, si dhe Kupën e Amerikës me Brazilin.

Alisson mposhti Edersonin e Manchester City dhe Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës.

“Faleminderit të gjithë, familjes, shokëve të skuadrës, trajnerit. Jam shumë i lumtur për këtë çmim”, tha Alisson. /