Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, pretendon se ai e ka bërë një hap të madh përpara në procesin e tij rikuperues nga lëndimi i tij dhe shpresoj të kthehet në fushën e lojës sa më shpejt që të jetë e mundur.

26-vjeçari ka qenë jashtë skuadër së Liverpoolit që kur pësoi lëndim gjatë fitores 4:1 të skuadrës së Jurgen Kloppit kundër Norwich Cityt më 9 gusht. Në vend të tij, Liverpooli ka luajtur me Adrianin, që e transferoi gjatë verës,

Alissoni është detyruar të shikojë nga tribunat përderisa Liverpooli e ka mbajtur ecurinë e përsosur të fitoreve në sezonin e ri të Premierligës, duke i mposhtur gjatë rrugës edhe Arsenalin e Chelsean.

Adriani ka marrë shumë lëvdata për paraqitjet e tij në këto ndeshje, mirëpo skuadra e Jurgen Kloppit nuk ka qenë as e fuqishme në mbrojtje sa ishte kur braziliani ishte në mes të shtyllave të portës.

Duke folur para ndeshjes së Liverpoolit kundër MK Dons, në kuadër të rundit të tretë të Carabao Cup, Alissoni ua ka dhënë tifozëve të ‘Reds” një lajm të mirë.

“Jam në rrugë të mirë, mendoj se jemi pothuajse aty. Unë mund të dal në fushë dhe t’i bëj disa stërvitje të portierëve. Ndihem mirë dhe kam besim. Tani jam duke menduar vetëm që ta kthej fuqinë, vetëbesimin dhe të vazhdoj ta bëj atë që e dua”, tha Alisson.

Liverpooli radhitet në pozitën e parë në tabelën e Premierligës, me pesë pikë më shumë sesa Manchester City, mirëpo sezonin e ri të Ligës së Kampionëve e nisi me disfatë 2:0 kundër Napolit