Pse duhet të jet?

Kosova Republikë!

Nga Tahir Cukaj

Çdo brez dhe çdo njeri qê beri pêr Kosovên ka lavdin dhe nderimin e vetê, e ka edhe historinë e shkruar nê ndjenja njerzish dhe nê arhiva shtetesh dhe pushtetsh. I tillë na eshtë edhe Ali Lajçi.
Si një femi dhe student Univerziteti ishte i lidhur pêr çeshtjën kombêtare dhe pa drjtësitë historike e kishin berë qê një ditë edhe tê sakrifikohet.

Edhe ajo ndodhi , dhe pritej të ndodhë sepse Kosova terrorizohej dhe shfrytëzohej në emer të një parulle tê rrejshme “VllaznimBashkimi”, e qê nê fakte ishte vellazrim shkatrrimi i shqiptarve.
Intelektuali shqiptar kishte një liri të pêrkufizuar dhe vetem duhej tê punoj pêr njê Jugosllavi që ishte nê të miren e serbit dhe Serbisë.
Literatura shqiptare ishte e cenzuruar dhe bashkpunimi me Shqiperinë ishte pothuaj i cenzuruar dhe i percjellur me njerëz pushteti.
E terê kjo rrjedhê e kohës e obligonte tê riun dhe intelektualin qê tê filloj një ide qe sjell barazi dhe liri tek shqiptaret e Kosoves, duke e parê se pasuritë natyrore dhe terë kapitalin e Kosovês shfrytëzonte Serbia , pastaj burgosjet e shqiparve nê emer tê nacionalizmit dhe liritê e pêrkufizueme tê tyre nga ana e atij pushteti tê bejnê qê njê ditë tê ngritesh nê kembê edhe si popull!

Dhe, ja pra edhe ajo ditë erdhi!

11-Marsi dhe 26-Marsi i vitit 1981 eshtë viti i rikthesave historike dhe eshtê viti i kryengritjes se rinisê se Kosovês dhe klases punëtore nê krye mê kryengritësin ALI LAJÇIN!

Ky njeri shendrrohet nê një “Ikonê” tê asaj kohe dhe boterishtê kerkon tê drejtat e shqiptarve mê gjuhê paqeje dhe njerêzore duke i rreshtuar kerkesat modeste dhe tê domosdoshme para klases politike të asaj kohe.

Ali Lajçi pêr herê tê parê kerkon Kosoven Republikê dhe njeherit kerkon lirimin e tê burgosurve si dhe Kosova tê jet zot nê shtepinê e saj,
Ky akt madheshtor tê benê qê ta votosh Ali Lajçin dhe ti bejsh nderim vepres dhe misielljes se tij morale!

Dinjiteti i tij prej njê intelektuali dhe deputeti tê benê qé tê mburret secili njeri me guximin e tij prej nje politikani tê rryer.
Ky burrê dhe trim nê çdo vendim politik ishte i pa thyer edhe para gjygjeve dhe kazamateve serbe si dhe para ekipeve nderkombetare qe merrnin vendime nê demin e Kosovês dhe nê tê miren e kriminelve serb qê jetonin ne Kosovên e pas luftês.

Si krytar Komune ishte kategorik kundraj enklavave sebe qe nderkombtaret merrnin iniciativa te rea si dhe njera nder vlerat mê tê çmuara tê tij eshtê mbrojtja e teritorit tê Kosovês.

Ali Lajçi eshtë i vetmi deputet i Rugovês dhe Dukagjinit qe nuk nenshkroj marrveshjen e kufirit” Kosovê-Mali i Zi”!
Kjo tê obligon si qytetar Kosove ta mbeshtetish dhe ta votosh Ali Lajçin, pa e pêrjashtuar prof, dr . Shpejtim Bulliqin i cili u shendrrue nê nje hero pêr kufirin dhe Kosoven!
Andaj qytetari i Kosovês e ka pér obligim qê ta votoj njeriun e sakrificês dhe çdo here ta mbeshtet!
Suksese Ali Lajçit dhe gjithê veprimtarve meritor qe dhan dhe benê pêr Kosoven!