Sot me fillim prej ora 11:30, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi do të marrin pjesë në inaugurimin e sallës së re sportive në Shkollën Fillore “Murat Llabunishti” në fshatin Llabunishtë të Komunës së Strugës.

DJe lideri i BDI-së, Ahmeti shënoi një gol duke bërë me dije se do të vazhdojë me gola edhe në politikë në zgjedhjet e ardhshme, ku sot do të shënojë gol në Llabunisht por portieri Sela nuk do të mund të mbrojë.

Ndryshe ministri Ademi ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij maksimal në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për nxënësit në të gjitha shkollat në vend./TS/

Loading...