Lideri i Vetëvendosjes që është edhe kandidat për kryeministër, në një intervistë mbrëmë në Debat Plus ka thënë se nuk e njeh kombin kosovar, sepse sipas tij, ai nuk ekziston. Ai ka shtuar tutje se ka vetëm komb shqiptarë, e këtë na e ka lënë Skënderbeu, përcjellë Bota sot. “Nuk besoj se ka komb kosovar. Ekziston vetëm ai shqiptarë, që na e ka lënë edhe Skënderbeu”, është shprehur Kurti. Por, në Kosovë së fundi janë shtuar opinionet dhe argumentet nga opinionistë dhe analistë të ndryshëm se duhet të pranohet kombi kosovar dhe të forcohen themelet shtetërore kombëtare të shtetit të ri të Kosovës.