Me afrimin e sezonit të gripit, ekspertët në Itali paralajmërojnë një epidemi që mund të prekë sipas tyre 6 milionë persona.

Arsyeja, nga sa pohojnë specialiste të departamentit të shkencave bio-mjekësore në Universitetin e Milanos, janë viruset e reja që do të qarkullojnë.

Bëhet fjalë për dy variante, me potencial të lartë infektimi: H3N2 (A/Kansas) dhe H1N1(A/Brisbane), pasojat e të cilavë mund të jenë më të mëdha sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas ekspertëve, të dy ata kanë kanë një fuqi më të madhe përhapjeje, sidomos H1N1 tek të vegjlit dhe H3N2 tek moshat e thyera, dhe mund të shkaktojnë probleme të mëdha ndërsa sjellin me vete edhe rrezikun e komplikacioneve.

Italia e përjetoi shkurtin e këtij viti një epidemi të fortë gripit e cila nga sa shkruante atëherë “Il Messagero”, shkaktoi 95 viktima. Kostoja e gripit në vendin fqinj i kalon 140 milionë eurot, ndërsa ndër qytetet më të goditura sezonin e kaluar ishte Roma, Lazio e Milano.