Një aksident ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kishnicë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe në të janë përfshirë tri vetura, ku si rezultat kanë mbetur katër persona të lënduar.

Lajmin për Gazetën Express ka e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar Flora Ahmeti.