Një aksident rrugor ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve një vajzë rreth 25-vjeçare, ndërsa mbetën të plagosur disa të tjerë.

Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njërsa ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti.