Një 18-vjeçare nga Oklahoma është arrestuar, pasi kishte kërcënuar se do të gjuante me armë shkollën “McAlester” ku kishte kryer arsimin parauniversitar dhe e gjitha për kënaqësi.

Alexis Wilson u arrestua mëngjesin e së hënës (16 shtator). Ajo i kishte treguar një shoqeje të saj se së fundmi kishte blerë një pushkë të tipit AR-15, me të cilën kishte synim të qëllonte rreth 400 nxënës të shkollës.

Pasi oficerët e policisë shkuan tek shtëpia e saj për ta arrestuar, ajo u tregoi se kishte blerë gjithashtu një AK-47 dhe ia kishte treguar koleges dhe e kishte sugjeruar që të mos kishte frikë nga armët.

Wilson dyshohet ishte pezulluar dy herë gjatë kohës që studionte në Shkollën e Mesme McAlester. Në njërën nga herët ajo ishte pezulluar sepse ishte paraqitur në shkollë me thikë.

Thuhet se Wilson kishte tentuar të ri-regjistrohej në shkollë, por nuk ishte pranuar nga shkolla.