Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes të dielën me Sevillan.

Shumica e pyetjeve kanë qenë për largimin apo shkarkimin e mundshëm nga Real Madridi, pas humbjes 3-0 nga Paris Saint Germain në Champions League.

Ai u pyet edhe për emrin që është lakuar më së shumti për ta zëvendësuar atë në “Santiago Bernabeu”, Jose Mourinho.

“Nëse më shqetëson që përmendet Mourinho? Është e vështirë, por ky është realiteti. Unë jam i interesuar për atë që ne do të bëjmë si ekip, duhet të jemi të bashkuar”, u përgjigj Zizu.

“Nuk mund të kontrollojmë çfarë thuhet nga jashtë, por ajo që ne bëjmë brenda fushës”.

“Vetëm po mendoj që të fitojmë ndeshjen e nesërme, të tjerat nuk më interesojnë”.