Zinedine Zidane doli në konferencë për shtyp në prag të derbit kundër Atlético Madrid.

Trajneri i Los Blancos analizoi tronditjen dhe aktualitetin e skuadrës së tij, pas humbjes 3-0 në Paris dhe dy fitoreve në La Liga, kundër Sevilla dhe Osasunas.

Më e vështira është ndeshja kundër Atleticos dhe ai e di mirë se nëse triumfojnë, gjërat do të vazhdojnë të ndryshojnë për mirë për skuadrën e francezit.

“Derbi dhe përgjegjësia që mbart ai gjithmonë, si lojtar dhe trajner, mbetet në shkallën sipërore. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk dua të futem në debatin e atyre që thonë se Atletico është klub i popullit, ndërsa Reali klubi i të pasurve. Unë nuk mund ta ndryshoj këtë pjesë. Real Madridi dëshiron të jetë krenar për historinë e vet, për lojtarët që ka. Nesër luajmë derbin e parë të këtij sezoni, të cilin duam ta fitojmë. Do të kemi vështirësi kundër një kundërshtari shumë të mirë”, u shpreh Zidane.

“Courtois i padiskutueshëm? Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë, dua t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Lojtarët e mi duhet të jenë të përgatitur, do të më pëlqente të luaja me të 25-të, sa kemi në grup, por nuk mundesh”.

“Isco, Marcelo dhe Modric? Lajmi pozitiv është se të gjithë janë më mirë, janë stërvitur të tre me ne”.