Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri. Ajo mori famë kur u shpall ‘Miss Albania’ në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion.

Sako është prej kohësh e divorcuar, marrëdhënie prej së cilës ka një vajzë të quajtur Ana. Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan moderatorja nuk i shpëtoi pyetjes së drejtueses së emisionit Rudina Magjistari, nëse është single apo e dashuruar.

Sako tha se është single dhe shtoi se është më mirë vetëm se e keqshoqëruar.

Rudina Magjistari: Për çfarë je më shumë mirënjohëse?

Hygerta Sako: Unë jam shumë mirënjohëse për shëndetin dhe njerëzit që më rrethojnë. Kam një familje të mrekullueshme, një vajzë që e adhuroj për atë që është, kam mikesha shumë të mira që i dua shumë dhe në këtë rreth të ngushtë jam shumë e lumtur. Jam e rrethuar nga dashuria, kjo është një frazë të cilën edhe ma keqinterpretuan për ditëlindje duke thënë se jam e dashuruar. Por nuk ka gjë se jemi mësuar tashmë.

Rudina Magjistari: Meqë ra fjala je single apo e dashuruar?

Hygerta Sako: Jam single. Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Jam me këtë parim. Derisa të vijë personi special më mirë single sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme.