Si pasojë e një shpërthimi në një festival fshati në perëndim të Gjermanisë, 14 persona janë plagosur nga të cilët 5 në rrezik jete, transmeton AA.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA sot raportoi se policia ende është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të së dielës në festivalin në Freudenberg.

Policia ka deklaruar për DPA-në se ka të ngjarë që nafta brenda një fuçie të madhe të ketë shkaktuar shpërthimin në lokalin Backesfest ku ishin të pranishëm rreth 100 persona.

Backesfest mbahet për të shënuar fillimin vjetor të funksionimit të një furre tradicionale të vjetër në fshat.

Loading...