Ministria e punëve të brendshme është duke përgatitur ndryshime ligjore me qëllim që të vendoset sistem elektronik për mbikëqyrjen e sigurisë së trafikut rrugor me vendosjen e kamerave të sigurisë, që do të mund të dallojnë shkelje të caktuara dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të shqiptojnë gjoba, paralajmëroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Në këtë mënyra ai tha se do të ulet ndikimi eventual i faktorit njeri gjatë shqiptimit të dënimeve dhe do të shkurtohet intervali kohor i shqiptimit të dënimeve, transmeton Gazeta Lajm.

Duke marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët në kuadër të projektit “Sigurt në Shtëpi”, Spasovski ka komentuar aksidentet e fundit tragjike në Shkup, ai nuk ka precizuar se kur do të ndodhin ndryshimet ligjore, që do të mundësonin vendosje të kamerave të sigurisë.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...