Benny Gantz, rivali kryesor i Benjamin Netanyahut gjatë zgjedhjeve parlamentare, pohoi se kërkon të jetë kryeministri i një qeverie të ardhshme të përbashkët, që synon ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik.

Sot, kryeministri Izraelit i propozoi Gantzit që të formojnë një qeveri të përbashkët, pas deklarimit të parë për formimin e një qeverie të djathtë.

“Izraelitët duan një qeveri të përbashkët, por unë do ta formoj këtë qeveri me veten në krye të saj. Ne do t’i dëgjojmë të gjithë, por nuk do të pranojmë të na i diktojnë gjërat”, u shpreh Gantz.

Partia Bardheblu ka fituar dhe Netanyahy nuk mori shumicën e duhur për të formuar një koalicion sipas dëshirës së tij.