Kohë rinovimesh në shtëpinë e Romës.

Pas Nicolo Zaniolos një tjetër talent i skuadrës verdhekuqe ka rinovuar kontratën e tij me klubin kryeqytetas.

Cengiz Under ka zgjatur bashkëpunimin e tij me Romën deri në vitin 2023 duke rinovuar me një tjetër vit kontratën e mëparshme që skadonte në vitin 2022.

Nga kontrata e re Under do të përfitojë më shumë para pasi Roma i ka rritur ndjeshëm pagën.

Vetë talenti i kombëtares turke është shfaqur shumë i lumtur për këtë rinovim duke deklaruar: “Erdha te Roma dy vite më parë dhe tashmë ditë pas dite jam afeksionuar gjithnjë e më shumë me këtë qytet, me këto ngjyra dhe me këta tifozë”.

“Ky është një moment shumë i lumtur për mua dhe falenderoj klubin që realizoi dëshirën time për të vazhduar të luaj me Romën“”.

Me këtë zgjatje të kontratës Roma ka blinduar edhe Cengiz Under duke e hequr përfundimisht nga merkato.

Loading...