Laurent Koscielny është larguar nga Arsenal për t’u transferuar në skuadrën Bordeaux të Ligë 1 në Francë

Mbrojtësi pati 353 paraqitje për Arsenalin prej që i ishte bashkuar kësaj skuadre nga Lorient më 2010. Ai, bashkë me Arsenalin fitoj tri FA Cup gjatë vitit 2014, 2015 dhe 2017.

Laurent, i cili e filloi karrierën në skuadrën e divizionit të dytë francez, Guingamp më 2004, ka përfaqësuar Francën 51 ndeshje, kurse kishte edhe një vit kontratë me Arsenalin.

Arsenali ka përfituar nga shitja e lojtarit diku 4.6 milionë funte apo 5 milionë euro.