Skocezi Kieran Tierney i është bashkuar Arsenalit nga Celticu

22 vjeçari, i lindur në “Isle of Man” është në Celtic që prej moshës 7 vjeçare. Ai ka bërë 170 paraqitje për Celtic dhe ka luajtur 12 herë për Skocinë.

Mbrojtësi i ka kryer testet mjekësore në Colney të Londrës të enjten dhe do i bashkohet menjëherë skuadrës. Ai do ta bart numrin tre.

“Ne jemi të kënaqur që Kieran është bashkuar me ne. Ai është një lojtar shumë i talentuar i cili do të vazhdoj të përmirësohet. Ai do të na jep më shumë mundësi definitivisht dhe mezi pres të punoj me të në grup”, ka thënë Emery