Brahim Diaz ka lënë prapa dëmtimet, ai është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Pas pothuajse një muaji, Brahim Diaz i ka dhënë fund telasheve. Lëndimi që pësoi në stërvitje në Amerikë, tashmë i takon të kaluarës.

Pak ditë para startit të La Ligas, Diaz është kthyer në stërvitje të plota me ekipin, ndërsa Gareth Bale dhe Keylor Navas, që dje u stërvitën në palestër, gjithashtu i janë bashkuar skuadrës.

20-vjeçari Diaz asnjëherë s’ka qenë në plan që të huazohet, pavarësisht shumë futbollistëve që Zizu ka në sulm.

Zinedine Zidane i beson atij dhe sidomos pas lëndimit të Marco Asensios. Ai beson se Diaz mund të kontribuojë në sulm në 11-she me Eden Hazard dhe Karim Benzema.

Loading...