Kryeministri Zoran Zaev sot në rrjetet sociale ka shkruar se për dy vite të qeverisjes së tij janë realizuar 49.552 punësime të reja.

“Sipas Entit Shtetëror për Statistika, në kuartalin e parë 2019 janë evidentuar 789.414 persona të punësuar, përderisa në kuartalin e parë 2017 numri i përgjithshëm i të punësuarve ka qenë 739.892 persona. Këto nuk janë persona të shpërngulur, por të punësuar të ri, këtu në shtetin tonë”, ka shkruar Zaev. Kryeministri ditëve të fundit ka shpeshtuar postimet e tij në facebook, edhe pse ai gjendet në pushim vjetor.

Javën e kaluar përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se gjatë periudhës së ardhshme do të realizohen 5 miliardë investime kapitale, duke përfshirë projekte të mëdha infrastrukturore dhe projekte tjera.