Kryeministri Zoran Zaev me video porosi në profilin e tij në Fejsbuk ka paralajmëruar ciklin investues prej rreth pesë miliardë euro.

“Një miliardë në rrugë, një miliardë në hekurudhë, një miliardë në energjetikë, Qendër e re klinike, investime në bujqësi dhe zhvillimin rural, stacione të reja trajtimi, fabrika rajonale për mbledhjen e mbeturinave, sisteme kanalizimi dhe ujësjellësi, shkolla dhe kopshte…Ndërtojmë projekte reale për nevoja reale për të gjithë qytetarët. Shteti jonë është në rrugë të mirë”, shkruan Zaev në porosinë e tij në Fejsbuk.