Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për hetim thelbësor dhe të pavarur për rastin “Reket”, i cili, siç shkruan në rrjetin social Fejsbuk, duhet të përfundojë sa më shpejtë që është e mundur dhe duhet  t’i tregojë të gjitha hollësitë. Në mënyrë të ashpër dhe kategorike i hodhi poshtë akuzat për çfarëdo lloj lidhjesh me Bojan Jovanovskin, i dyshuar në rastin “Reket”.

“Rezultati i hetimit duhet të sjellë marrjen e përgjegjësisë, vetëm në bazë të dëshmive dhe sipas fjalës së ligjit. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për trilluesit dhe për ata  të cilët bëjnë gjithçka që të shpëtohen dhe gjatë kësaj prezantohen si viktima”, shkruan Zaev.

Siç bën të ditur, në bisedën më të re publikuar disa nga të dyshuarit e përmendin dhe keqpërdorin emrin e tij.

“Gjatë kësaj thuhen gënjeshtra dhe marrëzi me qëllim që njëri bashkëfolës ta përforcojë pozicionin e tij të fuqisë dhe autoritetit para tjetrit bashkëfolës. Ashpër, kategorikisht dhe me përgjegjësi hedh poshtë çfarëdo lloj lidhjesh, bashkëpunimi ose komunikimi me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin “Reket” dhe për çfarëdo lloj çështjesh të tjera të cilat janë lëndë e hetimit për këtë rast”, thotë kryeministri.

Me Bojan Jovanovskin, siç shkruan, njëherë ka biseduar për aktivitete humanitare në Lidhjen Ndërkombëtare të tij, pas çka as ai e as Qeveria nuk kanë pasur kurrfarë bashkëpunimi të mëtutjeshëm”, as formal, e as joformal.

“Jam paraqitur edhe në intervista në 1 TV, siç rregullisht paraqitem në të gjitha televizionet dhe mediat e tjera, në interes të transparencës drejtë opinionit”, bën të ditur Zaevi.

Kryeministri edhe një herë iu bëri thirrje të gjitha organeve hetuese që në tërësi ta hetojnë rastin dhe të sjellin vendime.

“Institucionet e pushtetit ekzekutiv iu qëndrojnë në dispozicion me qëllim që kapacitetin e tyre për organet hetuese dhe gjyqësore”, bën të ditur Zaevi.

Sipas kryeministrit,  Maqedonia e Veriut është e gatshme për drejtësi, sado që ajo është e rëndë dhe traumatike, drejtësia vjen dhe secili do të përgjigjet për veprimet e tij edhe atë në procedurë korrekte, transparente dhe ligjore. Ai siguron se, siç shkruan,, “armiqtë e vendit tonë nuk do të kenë sukses që përmes planit për përdorimin e kriminelëve, manipuluesve dhe mashtruesve ta pengojnë suksesin e vendit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në”.