Kryeministri Zoran Zaev ka thënë sot gjatë konferencës për gazetarë me kryeministrin bullgar Bojko Borisov se muajve në vijim do të vazhdojnë të shqyrtojnë figurat e përbashkëta historike. “Deri sot kemi zgjidhur katër figura historike. Shpresojmë se do të gjejmë zgjidhje edhe për figurën historike Goce Dellçev. Vazhdojmë të ndërtojmë miqësi dhe të jemi inventiv në ndërtimin e saj”, ka deklaruar Zaev.