Komisioni i përbashkët ekspert për çështje historike dhe arsimore duhet të gjejë zgjidhje për çështjen e Goce Dellçev, deri në tetor, porositi sot në Shkup, kryeministri bullgar Bojko Borisov në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me nikoqirin e tij Zoran Zaev.

“Komisionet duhet të arrijnë kompromis deri në tetor. Nuk duhet të tejkalohet tetori. Komisionet duhet çdo ditë të punojnë”, tha Borisov i pyetur çka nëse nuk arrihet zgjidhje deri në tetor kur BE-ja duhet të kthehet në vendimin për datë të bisedimeve për vendin tonë.

Ai ishte decid se nga kjo varet edhe vendimi i Qeverisë në Sofje, por edhe se dëshirojnë të evitojnë skenar të këtillë me çdo kusht.

I pyetur nëse Bullgaria mund ta shtrojë pyetjen për anëtarësim të RMV në BE, tha se nuk mendon fare për një mundësi të tillë.

Kryeministri Zaev pohon se janë pajtuar bashkërisht për inkurajim të komisioneve që ta përfundojnë punën deri në tetor.

“Konkluduam që t’i inkurajojmë komisionet dhe për këtë çështje në mënyrë të ndershme të gjejnë zgjidhje. Interesi dhe prioriteti ynë është që të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në. Deri më sot 21 vende e kanë ratifikuar protokollin për NATO”, tha Zaev.

Sipas Borisov, Bullgaria në asnjë mënyrë nuk përmendet në punët e Maqedonisë së Veriut, as nuk e rrezikon, thotë në dy vitet e kaluara ka bërë gjithçka që vendi ynë të gjendet në fokus.