Malcom ka munguar në stërvitjen e Barcelonës të enjten në mëngjes, pasi është duke punuar për ta kompletuar kalimin në Zenit Saint Petersburg.

Anësori brazilian mori leje nga klubi katalonas për të munguar në stërvitje në mënyrë që ta kompletojë transferimin te klubi nga Premierliga e Rusisë,

Malcom
Ndërkohë, trajneri Ernesto Valverde ua ka dhënë mundësinë të rinjve Inaki Pena, Wague Guillem, Monchu, Collado, Riqui Ruig dhe Carles Perez për të stërvitur me lojtarët seniorë të enjten.

Barcelona është duke u përgatitur për t’u përballur me Arsenalin për trofeun Gamper të dielën.