Javë e çmendur për Adrian, nga West Ham United ku bëri vetëm 5 paraqitje sezonin 2018/19, u ble për të qenë hija e Alisson, kurse mbrëmë u shndërrua në hero.

32-vjeçari po e jeton një ëndërr, një ndër momentet më të mira në karrierë.

Pasi ndeshja përfundoi 2-2 pas 120 minutave në Stamboll, Adrian priti të vetmen penallti në finale të UEFA Super Cup kundër Chelsea duke e dënuar Tammy Abrahamin dhe për t’ia dhuruar trofeun

Natyrisht, gëzimi ishte aq i madh nga lojtarët dhe stafi i Liverpoolit, e në veçanti nga ana e Klopp që vrapon me fuqinë në maksimum për të arritur te heroi i finales, ashtu si e gjitha pjesa tjetër e skuadrës.

 

“Çfarë tregimi. Adrian sikur Rocky pasi humbi kundër Apollo Creed”, u shpreh Klopp për BT Sport pas ndeshjes

Loading...