Qesharake dhe e pacipë është kur Zoran Zaev, politikani i amnistuar dhe njeriu i kapur në kryerjen e veprës penale flet për përgjegjësi.

Të kota janë tentimet e arsyetimit para gazetarëve. Zoran Zaev dje ofendoi të gjithë gazetarët e vendit. Zaev dje de fakto tha se dëshiron gazetarë të cilët do të heshtin para krimit të qeverisë, jo profesionistë të cilët do ta informojnë opinionin.

Zaev është sinonim i kriminalitetit. Nën drejtimin e tij në shtet është kryer reket milionësh në periudhë prej disa vitesh. Dhe për këtë askush asgjë nuk ka ndërmarrë.

T mobile In article [1]

Procesi për rastin “Reket” një muaj është në vendnumëro. PP nuk e zgjeron hetimin ndaj porositësve dhe organizatorëve. Boki 13 dhe Zoki Kiçeec janë vetëm viktimë për shpëtimin e Katica Janevës dhe Zoran Zaevit.

Përgjegjësi patjetër të ketë, por ajo është e pamundur me Zoran Zaevin në pushtet. Zaev patjetër të jep dorëheqje dhe të organizohen zgjedhje urgjente të parakohshme parlamentare. Nevojiten hetime dhe përgjegjësi për krimin e kryer në periudhën e kaluar.