Virgil van Dijk e meriton plotësisht ta fitojë Topin e Artë këtë vit, sipas bashkëlojtarit të tij te Liverpool, Adrian. Portieri i dytë i të kuqve e vlerëson mbrojtësin holandez si spektakolar dhe në një nivel me Sergio Ramosin.

Është sugjeruar se përfaqësuesi i Holandës mund ta fitojë Topin e Artë 2019 pas një viti shumë të shquar me Liverpoolin duke e fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar,

Van Dijk pati ndikim të madh në Anfield pasi iu bashkua Liverpoolit për një shumë rekord 82 milionë euro në janar të vitit 2018, duke i ndihmuar klubit të luftojë për titull deri në javën e fundit në Premierligë, si dhe ta shpallej kampion i Evropës.

Ekspertët besojnë se 28-vjeçari ka shanse të mira për ta fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll këtë vit, ndërsa bashkëlojtari i tij Adrian beson se ai e meriton atë plotësisht.

I pyetur nga gazeta spanjolle AS ta bëjë një krahasim mes Van Dijk dhe Sergio Ramos, Adrian tha: “Është e vështirë. Për mua ata janë dy mbrojtësin më të mirë në botë dhe do ta krijonin një partneritet të pandalshëm”.

“Flitet se ai (Van Dijk) është kandidat për Topin e Artë. Për mua, ai e meriton plotësisht. Nuk është e lehtë të jesh mbrojtës në Premierligë dhe të tregon nivel aq spektakolar”, shtoi ai.

Loading...
Global