Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca e fundit për këtë lëndë më 5 qershor u shty për shkak të mungesës së Mile Janakievskit, i cili është një prej të akuzuarve.

Përveç Janakievskit, në Titanik të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për mohim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.