Lionel Messi është ende duke u rikuperuar nga lëndimi kurse Ernesto Valverde ka insistuar që ai nuk do të rrezikojë me fitnesin e tij duke e futur në lojë në ndeshjen kundër Athletic Club

Trajneri 55 vjeçar ka ka thënë se procesi i rikuperimin të kapitenit të tij është në rrugën e duhur.

“Ne nuk do të marrim asnjë rrezik, qoftë të vogël me Leon”, tha Valverde për mediat.

“Ai ende nuk është stërvitur me skuadrën. Ne do të presim, por ai është duke u rikupëruar mirë dhe do kthehet shpejt”.

Balverde tutje ka folur edhe për ndeshjen e parë të Blaugrana për sezonin 2019/20 që do të luhet kundër ish klubit të tij.

“Është një ndeshje e komplikuar që në start”, ka shtuar ai.

“Ata kanë pasur një përgatitje të mirë parasezonale dhe nuk kanë shumë presion pra ne duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Dëshirojmë që t’ia fillojmë mirë sezonit dhe pse jo ta fitojmë për herë të tretë radhazi titullin e La Ligas”

Loading...