Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali al-Qaradaghi, ka akuzuar disa vende se i shërbejnë projektit cionist, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter me rastin e Kurban Bajramit, Qaradaghi ka përmendur bastisjen që hebrenjtë fanatikë kryen dje në Mesxhid-i Aksa.

“Cionistët sulmojnë hapësirat tona të shenjta në mënyrë edhe pak më të guximshme se çdo ditë dhe nuk përballen me dënimin e asnjë lideri të ndonjë vendi. Në fakt, këto vende kanë arritur në një fazë të përparuar në shërbim të projektit cionist”, ka shkruar Qaradaghi.

Me rastin e ditës së zisë dhe agjërimit Tesha BeAv, e cila përkon me ditën e parë të Arafatit dhe të Kurban Bajramit, hebrenjtë fanatikë kërkuan leje nga policia izraelite për të kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa.

Policia Izraelite, dje brenda kompleksit Aksa ndërhyri kundër palestienzëve të cilët u përpoqën të pengonin bastisjen e hebrenjve fanatikë, ku si pasojë e ndërhyrjes së policisë u plagosën 61 palestinezë të cilët u dërguan në 15 spitale të ndryshme në rajon.

– Shkelja e sovranitetit të Administrimit të Fondacioneve Islame në Kuds

Fondacionet në Kuds dhe Mesxhid-i Aksa, sipas një marrëveshjeje të paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, ndodhen nën administrimin e Fondacioneve Islame të Kudsit të cilat janë të lidhura me Ministrinë e Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Besimeve të Shenjta të Jordanisë.

Hebrenjtë të cilët më parë mund të vizitonin Mesxhid-i Aksanë me leje të Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, që nga viti 2003 ata hyjnë në vendet e shenjta të muslimanëve nën shoqërimin e policisë në kuadër të vendimit të njëanshëm të Izraelit i cili shkel sovranitetin e Administrimit të Fondacioneve.

Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila nuk njeh këtë vendim të njëanshëm të autoriteteve izraelite, i konsideron bastisje këto hyrje të cilat shkelin sovranitetin e muslimanëve.

Loading...