Moti i ngrohtë me nxehtësi gati se tropikale i cili këto ditë e kaploi vendin, nuk e kurseu as Ohrin kur rrallë ndodh që temperatura e ajrit të tejkalojë 30 gradë Celsius nën hije.

I ngrohti i madh gjatë ditës në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, i zbrazi rrugët dhe i mbushi plazhet e liqenit. Përgjatë qytetit në orët kur është më së ngrohti ka numër të zvogëluar të njerëzve, ndërsa turistët dhe mysafirët shëtitjet e tyre të rregullta nëpër vendet kulturore-historike i bëjnë herët në mëngjes dhe në orët e pasdites. Më të guximshmit që në orët më të nxehta të ditës shëtiten nëpër qytet më shpesh mbrohen me kapela dhe ombrella, ndërsa në duar mbajnë edhe pije freskuese dhe ujë.

Temperaturat e larta e ngrohën edhe ujin në Liqenin e Ohrit i cili në thellësi prej një metrave tejkaloi 26 gradë Celsius, që është mbi mesataren edhe pse bëhet fjalë për periudhën më të ngrohtë të vitit, kështu që është shumë e këndshme për larje dhe rekreacion. Këtë e konfirmojnë edhe nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër, ku analizat e fundit të ujit tregojnë se është e kategorisë së parë gjegjësisht të dytë, që domethënë e sigurt për sport dhe rekreacion.

Krahasuar me vitet e tjera kur rrallë uji në liqen tejkalon 24 gradë, kjo periudhë me të vërtetë është e mirë që orët e ditës të kalohen nën hije përgjatë liqenit dhe gjithsesi në ujë. Gjithnjë e më i madh është edhe numri i qytetarëve të Ohrit dhe mysafirëve të cilët vendosin edhe për larje të natës nën yjet e liqenit, që është përjetim dhe freskim i veçantë.

Loading...