Ju mendoni se është e lehtë për t’u përkufizuar se çfarë është vala e nxehtë, por praktikisht nuk është e lehtë. Madje as Organizata Ndërkombëtare e Meteorologjisë nuk e ka një përkufizim standard për valën e të nxehtit. Por shkenca e përkufizon në këtë mënyrë::

Ka ngjarje të rralla që variojnë sipas karakterit dhe impaktit madje edhe në të njëjtën zonë.

Një valë e nxehtë ndodh në një rajon kur temperaturat anomalisht të larta regjistrohen gjatë një periudhe të gjatë kohore. Këto temperatura të larta nuk u referohen vetëm temperaturave maksimale, të regjistruara në mënyrë tipike gjatë ditës, por edhe atyre që qëndrojnë mjaft të larta gjatë natës, duke e bërë ambientin shumë të pakëndshëm. Nivele të larta lagështie dhe erëra shumë të lehta, nëse janë të pranishme, përkeqësojnë stresin termik te njerëzit. Kështu, megjithëse një valë të nxehti është një ngjarje meteorologjike, ajo nuk mund të vlerësohet pa iu referuar ndikimeve njerëzore.

Megjithëse përcaktimi i asaj që përbën një valë nxehtësie mund të jetë e vështirë, të pranosh që ato po rriten duket se është e lehtë.

Çfarë duhet të bëjmë në të tilla raste?

Të vishemi sipas motit

Duket si aksiomë, por jo të gjithë e ndjekin. Gjatë të nxehtit të madh duhet të visheni shumë lehtë, me ngjyra të hapura dhe nëse duhet të shkoni në punë; vendosni krem mbrojtës, kapele dhe syze.

Shmangni aktivitetet e tepërta në natyrë

Nëse është e mundur, merrni pjesë në aktivitete në natyrë gjatë orëve të mëngjesit, ose shtyjini ato për në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulëta. Bëni pushime të shpeshta në hije. Nëse jeni duke punuar jashtë në të nxehtë dhe aktiviteti e bën zemrën tuaj të lodhet ose jeni duke marrë frymë me vështirësi, ndaloni dhe futuni në mjedise të brendshme për të pushuar dhe freskuar, veçanërisht nëse ndiheni të hutuar ose të zbehtë.

Hidratohuni!

Djersitja është mënyra se si trupi juaj përpiqet për të qëndruar i freskët, por ajo humbje e lagështirës duhet të plotësohet rregullisht. Nëse duhet të jesh jashtë gjatë një vale të nxehti, është e domosdoshme të pini lëngje, edhe nëse nuk keni etje. Shmangni pijet me sheqer ose alkoolin; këto në të vërtetë do t’ju bëjnë të humbni më shumë lëngje.

Shmangni edhe pijet që janë shumë të ftohta. Kjo tingëllon si çmenduri, apo jo? Por uji i ftohtë akull mund të shkaktojë dhimbje barku dhe stomaku. Nëse jeni në një dietë që kufizon lëngjet ose keni një problem me pirjen e lëngjeve, patjetër duhet të bisedoni me mjekun tuaj përpara se të pini më shumë sesa sasia e përshkruar normalisht.

Qëndroni në mjedise të freskëta

Idealisht gjatë një vale të nxehti, ju duhet të qëndroni në mjedise me ajër të freskët. Nëse kjo nuk është e mundur, përpiquni të shkoni në një vend publik që ka ajër të kondicionuar, si për shembull një bibliotekë, qendër tregtare apo një kinema, edhe nëse është vetëm për disa orë. Mirë do të ishte bërja e një dushi të freskët dhe konsumimi i ushqimeve të lehta, të freskëta si frutat dhe sallatat. Ato janë më të lehta për t’u tretur sesa vaktet e nxehta, të rënda dhe shtëpia juaj nuk do të marrë valën e sobës kur t’i përgatisni.

Mbroni ata që janë më të riskuar

Sëmundjet e lidhura me të nxehtin mund të prekin këdo, por disa njerëz janë veçanërisht të rrezikuar. Nëse jetoni me ta, ose njihni njerëz, të cilët i përkasin ndonjë prej këtyre kategorive, kontrollojini ata shpesh gjatë periudhës së të nxehtit të jashtëzakonshëm.

foshnjat dhe fëmijët e vegjël

të moshuarit ose të sëmurët

kafshët

personat që janë mbipeshë

personat që nuk kanë mundësinë e ajrit të kondicionuar

njerëzit që punojnë jashtë

Sigurisht, nuk duhet diskutuar që të mund të lini fëmijët ose kafshët shtëpiake në një makinë në mes të ditës me diell të nxehtë.

Mjekët sugjerojnë që të monitorojmë të rriturit në rrezik të paktën dy herë në ditë për shenja të debulesës ose që mund të goditen nga të nxehtit, gjithashtu duhet ta bëjmë më shpesh këtë gjë me foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Loading...
Global