Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti tragjik në autostradën e Mediterraneo, në provincën e Salerno, Itali.

Mësohet se viktimat ishin dy persona babë dhe bir nga Siçilia, të cilët po ktheheshin në shtëpi pasi kishin mbaruar punën.

Nuk dihet identiteti i personave, por nga hetimet bëhet me dije se personat ishin punëtorë, dhe gjatë kthimit nga puna dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e makinës për shkak të një përgjumjeje, raportojnë mediat italiane.