Motra e personit që shtiu me armë është në mesin e nëntë personave të vrarë në sulmin në Dejton të Ohios, raporton BBC.

Megan Betts, 22 vjeç, u konfirmua se ishte mes të vdekurve në një konferencë shtypi në të cilën u thanë emrat e viktimave.

Të paktën 27 persona u plagosën nga të shtënat, rasti i dytë në ShBA brenda 24 orëve. Të paktën 20 të tjerë u vranë në El Paso të Teksasit disa orë para sulmit në Ohio.

Policia qëlloi për vdekje personin e armatosur në vendngjarje brenda një minuti pasi ai kishte hapur zjarr.

Connor Betts hapi zjarr në orën 01:07 me kohën lokale, në rrethin Oregon të qendrës së qytetit. Ai kishte veshur jelek antiplumb dhe erdhi duke transportuar municion shtesë për pushkën e tij me të cilin e kreu sulmin, të kalibrit 223.