Duke komentuar audio incizimet që kanë dalë këto ditë në mediat italiane avokati Aleksandar Tortevski ka thënë se tash është e nevojshme një prokurori tjetër speciale që do të hetojë Katica Janevën.

“Flas se është apsurde, tash e nevojshme është një prokurori speciale që do të hetojë veprat penale nga përmbajtja e bisedimeve të prokurores speciale Katica Janeva”, thekson Tortevski.

Prokuroria për krim të organizuar dje deklaroi se xhirimet që ka publikuar media italiane janë pjesë e materialeve si dëshmi se ato i disponojnë dhe i kanë dhënë dëshmitarit dhe të dëmtuarit në këtë rast, Jordan Kamcev.

“Me këto indikacione kryesisht që edhe prokuroria dëshmon, Katica janeva nuk duhej të lejohet të largohet jashtë vendit, kryesisht nëse dëgjoheshin bisedat, të vërtetohet se janë pjesë e bisedimeve për masat që ka prezantuar PSP si kthim të pasaportës, lëshim nga arresti dhe të ngjajshme”, ka deklaruar kështu Tortevski.