Pasagjerët e një avioni të “British Airways” përjetuan momente tmerri pak minuta para se të uleshin në destinacionin e tyre në Spanjë.

Tymi përfshiu kabinën 10 minuta përpara se avioni i nisur nga Londra të ulej në aeroportin e Valencias.

Kompania konfirmon se incidenti ka ndodhur në fluturimin BA422 dhe se fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk mbeti i lënduar gjatë momenteve të panikut. Ata janë evakuuar me shpejtësi në momentin që avioni u ul në pistë.