Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar në ishullin Karpathos në Greqi.

Sipas të dhënave sizmiologjike nga Instituti i Gjeodezisë, tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

Lëkundjet sizmike u regjistruan 71 kilometra në pjesën lindore të ishullit në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar dhe dëme materiale.

Për vizitë në ishullin Karpathos ndodhet Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili po qëndron që prej ditës së djeshme.

Mitsotakis u shpall ‘Qytetar Nderi’ i ishullit dhe do të qëndrojë deri të dielën.