Një tjetër lëkundje sizmike ka goditur Greqinë. Mediet vendase shkruajnë se një tërmet tjetër është ndjerë në jug të vendit dhe raportohet se epiqendra ka qenë në ishullin e Kretës.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet kanë qenë e magnitudës 4.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det në pjesën jugore të ishullit në një thellësi prej 75 kilometra nën tokë.