Këngëtarja Katy Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual. Pas modelit Josh Kloss, ka reaguar prezantuesja e televizionit rus Tina Kandelaki. Ajo ka pohuar se Perry u përpoq që ta puthte në një festë pa pëlqimin e saj.

“Një herë më ftuan në një festë private me Katy Perry, ku ajo, duke qenë shumë e lezetshme, më zgjodhi mua si një objekt për manifestimin e pasionit të saj”- ka rrëfyer 43-vjeçarja. “Arrita të luftoj me forcë. Katy gjeti menjëherë një viktimë të re për të puthur, përqafuar, si dhe për vallëzimet e saj të ndyra”-ka shtuar ajo.

Risjellim në vëmendje se pak ditë më parë Kloss pretendoi se ylli i popit e ka ngacmuar seksualisht rreth nëntë vite më parë, gjatë xhirimeve të videoklipit muzikor “Teenage Dream”. Përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë lëshuar ende një deklaratë rreth akuzave që kanë vërshuar drejt saj, por disa nga miqtë i kanë dalë në mbrojtje.

Loading...