Tension i lartë mes Barcelonës dhe PSG-së për Neymar. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, braziliani Neymar ka marrë vendimin për të mos luajtur më asnjë ndeshje miqësore me PSG, të paktën deri më datë 2 shtator, ditën që mbyllet edhe afati kalimtar i futbollistëve.

“Sport” në shkrimin e publikuar prej saj, flet për një marrëveshje mes lojtarit dhe Barcelonës për të insistuar për t’u larguar nga klubi francez, të cilët nuk lëvizin nga kërkesa e tyre për 300 milionë euro për kartonin e futbollistit.Por, braziliani është i pathyeshëm në vullnetin e tij për tu rikthyer në “Camp Nou” dhe Barcelona shpreson që vullneti i lojtarit të sjell ulje të pretendimeve të klubit parisien, çka ka tensionuar jo pak drejtuesit e PSG. Ndërkohë që e përditshmja francezë “L’Equip”, në një shkrim të publikuar sot, lidhur me situatën e Neymar, nënvizon se si PSG nuk asnjë qëllim për të pranuar transferimin e sulmuesit pa u plotësuar kërkesa e saj, prej 300 milionë eurosh.

Për skuadrën e Ligues 1 situata po bëhet e papranueshme dhe është duke krijuar shumë probleme. Së pari për të ardhurat e klubit, që pësuan humbje nga mos pjesëmarrja e Neymar në turneun miqësorë aziatik, pasi në kontratat e sigluara nga klubi PSG, parashikohej aktivizimi i tij.Po ashtu, problem është dhe menaxhimi i skuadrës, pasi kolegët e Neymar, duan qartësi për skuadrën që do jetë PSG sezonin e ardhshëm dhe shumëçka varet nga e ardhmja e futbollistit brazilian.

Sipas “L’Equip”, pavarësisht gjithçkaje, marrëdhënia e Neymar me teknikun Tuchel është pozitive, edhe pse ky i fundit kërkon qartësi për të ardhmen e anësorit, pasi dhe ai kërkon të dijë se si do të jetë skuadra e sezonit të ardhshëm. “L’Equip”, në fund të shkrimit të saj njofton se pavarësisht presionit të Neymar, për momentin “Barcelona” ende nuk ka formuluar një ofertë zyrtare për futbollistin brazilian.